Site icon Telegrafi

Unitedi nuk e lëshon Martialin, kërkon rinovimin e kontratës nga ai

Anthony Martial (Getty Images)

Agjenti i sulmuesit francez, Anthony Martial, ka pranuar se Manchester Unitedi po e shtyn atë të nënshkruajë një kontratë të re.

Martial ende nuk ka arritur një marrëveshje të re me Unitedin dhe ende është duke kërkuar të largohet nga Old Trafford.

Francezi nuk po luan edhe aq shumë nën urdhrat e trajneri Jose Mourinho dhe kjo e ka bërë që ai të mendoj largimin.

Lexo po ashtu Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi

Skuadrat e interesuar për Martial nuk mungojnë, por ende asnjë ofertë konkrete nuk ka trokitur në dyer të klubit dhe agjentit.

Martial kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane (Getty Images)

Sipas agjentit francez Philippe Lamboley, klubi anglez dëshiron të mbaj klientin e tij dhe synon rinovimin e kontratës me të.

“Pasi kemi menduar për të gjithë faktorët dhe mundësitë, Anthony dëshiron të largohet nga Manchester United”, ka thënë fillimisht Lamboley për RMC Sport.

Lexo po ashtu Martial drejt largimit nga Unitedi, Bayerni favorit për transferimin e francezit

“Manchester United dëshiron që Anthony të zgjasë kontratën e tij dhe nuk duan që ai të largohet, por nuk kemi arritur marrëveshje për disa muaj”, përfundoi agjenti.

Tottenhami, Juventusi dhe Bayern Munichu janë ndër klubet kryesore që janë të lidhura fort me Martialin. /Telegrafi/

Exit mobile version