Manchester Unitedi ka vendosur të mos lejojë largimin e Paul Pogbas nga Old Trafford edhe nëse francezi kërkon largimin.
Marrëdhënia e mesfushorit me Jose Mourinho po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.
Por, Manchester Unitedi do të mbahet fortë dhe do të refuzojë largimin e tij.
Sipas mediumit anglez The Sun, drejtuesit e klubit nuk do të lejojnë yllin e pakënaqur të largohet këtë verë nga Old Trafford.
Pavarësisht nga një marrëdhënie gjithnjë e më e vështirë me menaxherin Jose Mourinho dhe interesin nga Barcelona, United po këmbëngul se Pogba nuk do të shitet.
Zemra e 25-vjeçarit thuhet se është e vendosur për një lëvizje në Camp Nou, por duket se ai tani duhet të mendoj për Unitedin këtë sezon, pasi nuk po i lejohet largimi.
Ndryshe, Pogba u transferua në verën e vitit 2016 nga Juventusi për një shifër mbi 100 milionë euro, ndërsa çmimi i tij ende sillet në të njëjtat shifra. /Telegrafi/