Gjiganti britanik, Manchester United ende nuk ka hequr dorë nga ylli francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, për të cilin ka gati një ofertë të lartë gjatë janarit apo verën e vitit 2018.
Griezmann ishte e lidhur ngushtë me skuadrën nga Old Trafford në fillim të verës, por transferimi i tij në afatin kalimtar të verës nuk ndodhi, por ende ka shpresë për ta joshur atë të transferohet në Ligën Premier.
Megjithatë, Jose Mourinho mbetet shpresëdhënës se mund të bindë Griezmannin që të bashkohet me Unitedin në 2018, ku ai mund të lidhet me bashkëlojtarët e kombëtares së Francës, Paul Pogba dhe Anthony Martial në sulm.
Sipas mediumit britanik Daily Star, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë prej 100 milionë funteve për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madridit.
Ylli francez viteve të fundit ka pasur një formë shumë të lartë, ku ka bërë që përveç Unitedit, interesim për të kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha evropiane si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munichu dhe Chelsea. /Telegrafi/