Telegrafi

Unitedi nuk dëshiron t’ia lejojë Realit opsionin e riblerjes së Reguilon

Sergio Reguilon (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Sergio Reguilon dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit, pavarësisht llojit të marrëveshjes që Djajtë e Kuq arrijnë me Real Madridin.

Në një intervistë për United Peoples TV, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se 23-vjeçari është shumë i interesuar që të luajë në Old Trafford.

Ai beson se klubi anglez do ta bëjë ofertën në ditët në vijim, mirëpo nuk do të jetë shumë më e lartë se 30 milionë euro (edhe pse fillimisht do të nisë me një ofertë më të ulët).

“Mendoj se oferta fillestare do të jetë më e ulët, rreth 20 milionë euro… tash për tash nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por ata po përgatitin një të tillë”.

“Disa (kushte) personale nuk janë arritur akoma, por nuk do të ketë ndonjë problem, sepse lojtari dëshiron të luajë në Ligën Premier”.

“Manchester Unitedi nuk do ta pranojë klauzolën për riblerjen e këtij lojtari”, ka thënë Romano. /Telegrafi/