Manchester Unitedi është kualifikuar në finale të FA Cup pas triumfit prej 2-1 kundër Evertonit në Wembley Stadium.
Të parët shënuan Djajtë e Kuq. E gjitha erdhi falë Anthony Martial, i cili depërtoi në thellësi të zonës dhe e ktheu topin në qendër. Aty e priti Marouane Fellaini dhe nuk e pati të vështirë t’i shënonte ish-skuadrës së tij (34’).
Në pjesën e dytë u akordua penalti në favor të Evertonit, mirëpo goditjen e Romelu Lukakut e mbrojti David De Gea.
Sidoqoftë, pas përpjekjeve të shumta, Evertoni e barazoi rezultatin përmes një autogoli të Chris Smalling (76’).
Mirëpo, në minutat shtesë, Anthony Martial shënoi golin e që e kualifikoi Manchester Unitedin në finale (90’+3). Aistues ishte Ander Herrera.
Në finale, Djajtë e Kuq presin fituesin e duelit ndërmjet Crystal Palace dhe Watford. /Telegrafi/
0-1: Manchester United kalon në epërsi me golin e Marouane Fellainit.
Belgu shënon dhe feston ndaj ish-skuadrës së tij.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
https://www.youtube.com/watch?v=eErinu3FNUQ