Telegrafi

Unitedi mund ta shfrytëzojë zvarritjen e Liverpoolit për të transferuar Shaqirin

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Manchester United po peshon një lëvizje për sulmuesin anësor të Stoke City, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është në kërkim të një skuadre të re pas rënies së Stoke në Championship dhe Jurgen Klopp është i njohur të jetë një tifoz i tij.

Sipas mediumit të afërt me Reds, Liverpool Echo, trajneri i skuadrës nga Anfield është ende duke menduar rreth një lëvizje për reprezentuesin zviceran.

Lexo po ashtu Liverpooli mbetet i interesuar në Shaqirin

Megjithatë, kjo zvarritje mund t’i kushtojë skuadrës angleze me humbjen e shërbimeve të lojtarit me prejardhje shqiptare.

Shaqiri ka pasur një sezon të mirë në aspektin individual (Getty Images)

Rivali i tyre i urryer, United, mund të shuaj shpresat e Liverpoolit për nënshkrimin e Shaqirit pasi Reds thuhet se po zvarriten rreth një marrëveshje.

Kjo zvarritje mund të hap derën e Unitedit për të rrëmbyer transferimin e tij, me Jose Mourinhon që mendohet se e admiron Shaqirin.

Lexo po ashtu Mourinho e do Shaqirin, Unitedi ka gati ofertën

Shaqiri raportohet të ketë një klauzolë modeste prej 12 milionë funtesh të shkruar në kushtet e kontratës së tij Stoke Cityn.

Në sezonin e fundit, djaloshi nga Gjilani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime në Ligën Premier me Potters. /Telegrafi/