Site icon Telegrafi

Unitedi mposht Milanin në International Champions Cup, fitorja erdhi pas ekzekutimit të 26 penalltive

Manchester United ka fituar 9-8 në penallti ndaj Milanit pasi ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1-1.

International Champions Cup ka dhuruar edhe një super-ndeshje në mëngjesin e së enjtes, ku u ballafaquan dy skuadra të mëdha si Milani dhe Unitedi në StubHub Center (Carson) të Kalifornisë.

Milani dhe Man Utd dhuruan një ndeshje të madhe (Getty Images)

Ndeshja e rregullt në mes të këtyre dy skuadrave përfundoi me barazim 1-1, ndërsa fituesi erdhi vetëm pas ekzekutimit të 26 penalltive apo nga 13 për njërën skuadër, ku në fund më të saktë ishin anglezët.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Djajtë e Kuq, pasi në minutën e 12-të ishte Alexis Sanchez, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Juan Mata.

Festa te goli i Sanchez (Getty Images)

Epërsia e Djajve zgjati vetëm tre minuta pasi në minutën e 15-të ishte Suso që barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Leonardo Bonuccit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, trajnerët e të dyja skuadrave bënë shumë ndërrime duke provuar lojtarë të rinj dhe përkundër shumë rasteve të krijuara, asnjëra skuadër nuk e gjeti rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan në penallti.

Futbollistët e Milanit duke festuar me Suson (Getty Images)

Në ekzekutimin e penalltive pati një dramë pasi të dyja skuadrat u desh të godasin nga 13 herë për të parë fituesin, i cili në fund ishte United.

Djajtë e Kuq u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultat 9-8, me Ander Herreran që shënoi penalltinë e fitores. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KiM00danwWg

Exit mobile version