Telegrafi

Unitedi kthen interesimin për Mandzukicin

Manchester United raportohet se do të rikthehet në sulm për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, këtë dimër.

Unitedi ishte afër nënshkrimit me Mandzukic gjatë verës, por u tërhoq për shkak të shqetësimeve për 33 vitet e tij.

Sidoqoftë, vendimi i tyre për të shitur Romelu Lukakun te Interi dhe jo ta zëvendësojnë atë, i ka penalizuar ata pasi tashmë kanë mbetur pa Anthony Martial dhe Marcus Rashford, të dy të lënduar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Mario Mandzukicit

Sipas mediumit The Independent, trajneri Ole Gunnar Solskjaer duket se tani ia ka propozuar kroatin gjatë një bisede të fundit nënkryetarit Ed Ëoodëard.

Mandzukic është i tepërt në kërkesat e Juves, pasi u zëvendësua në skuadrën e tyre nga Gonzalo Higuain i rikthyer, dhe u la jashtë listës së tyre në Ligën e Kampionëve.

Ai përfundimisht vendosi kundër një transferimi të menjëhershëm në Katar, kështu që një transferim i janarit mbetet një mundësi reale. /Telegrafi/