Manchester Unitedi thuhet se i është afruar trajnerit të Atletico Madridit, argjentinasit Diego Simeone.
Djajtë e Kuq janë ende në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi tani i është ofruar Simeones për ta bërë atë menaxherin e tyre të ri.
Trajneri i Atleticos është në një listën e ngushtë të kandidatëve të hartuar nga drejtuesit e Unitedit, të cilët kërkojnë pasardhësin afatgjatë të Jose Mourinhos.
Argjentinasi aktualisht është në bisedime me Atleticon Madridin për zgjatjen e kontratës së tij, i cili përfundon edhe 18 muaj.
Por, kjo nuk i ka ndaluar ndërmjetësit që pretendojnë të punojnë në emër të kampit të Unitedit për ta kontaktuar Simeonen për punën e trajnerit në Old Trafford.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, gjithashtu thuhet se është në listën e ngushtë të Unitedit për trajnerin e sezonit të ardhshëm.
Por, Djajtë e Kuq do të duan të marrin në konsideratë çdo opsion në dispozicion të tyre dhe njëri nga ta gjithashtu mendohet të jetë trajneri i Anglisë, Gareth Southgate. /Telegrafi/