Telegrafi

Unitedi konsideron transferimin e Cavanit, por nuk dëshiron ta përsërit gabimin me Alexis Sanchezin

Manchester Unitedit i është ofruar sulmuesi i Paris Saint-Germanin, Edinson Cavani, këtë muaj dhe Djajtë e Kuq janë duke konsideruar transferimin e tij.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Unitedi po konsideron mundësinë e nënshkrimit të Cavanit, por janë të kujdesshëm të mos përsëritin gabimet e bëra me Alexis Sanchez.

Cavani është jashtë kontratës me PSG-në këtë verë dhe duket se do të largohet nga klubi këtë muaj, me Atletico Madridin që kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet

Chelsea dhe Arsenali kanë qenë gjithashtu të lidhur me transferimin e sulmuesit 32-vjeçar uruguaian.

Tani Unitedi po mendon një veprim për Cavanin pasi i ishte ofruar shansi për ta nënshkruar atë këtë muaj për rreth 12.6 milion funte apo rreth 15 milionë euro.

Por, raporti pretendon se drejtuesit e Unitedit janë të pasigurt pasi nuk duan të bëjnë të njëjtat gabime të shtrenjta siç bënë me Sanchezin dy vjet më parë. /Telegrafi/