Manchester Unitedi e ka kontaktuar Ajaxin për disponueshmërinë e Mohammed Kudus – njofton Mundo Deportivo.
Ganezi ka pasur një sezon të shkëlqyer me klubin holandez duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar dy asistime në 21 paraqitje.
Ai ishte po ashtu futbollist i rëndësishëm me përfaqësuesen e Ganës në Kampionatin Botëror, ku e gjeti dy herë rrjetën.
Përparimi i tij ka tërhequr vëmendjen e Djajve të Kuq, të cilët tashmë janë duke e kontaktuar Ajaxin për shërbimet e tij.
Klubi nga Amsterdami do të ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij nëse paguhet shuma prej 45 milionë eurosh. /Telegrafi/