Telegrafi

Unitedi kalon në finale të Kupës FA, mposhti Tottenhamin në gjysmëfinale

Alexis Sanchez (Getty Images)

Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Totteham Hotspur.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë ndaj Spurs në një ndeshje të fortë, ku Djajtë e Kuq fituan me rikthim.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një gol në këta 45 minuta.

Alli kaloi Tottenhamin në epërsi (Getty Images)

Të parët që kaluan në epërsi ishin Tottenhami, ku në minutën e 10-të të ndeshjes Dele Alli shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen.

Në minutën e 24-të të ndeshjes, Alexis Sanchez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Paul Pogbas dhe skuadrat në barazim shkuan në pushim.

Sanchez barazoi shifrat (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por ishin vetëm Djajtë e Kuq ata të cilët arritën të shënojnë.

Luhej minuta e 62-të e ndeshjes kur Ander Herrera shënoi një gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Alexis Sanchez dhe me këtë gol ia siguroi fitoren Unitedit.

Herrera ia siguroi fitoren Unitedit (Getty Images)

Me këtë fitore, skuadra e Jose Mourinhos arrin në finale të Kupës FA, ku do të ndeshet me njërën mes Chelseat dhe Southamptonit. /Telegrafi/