Manchester Unitedi ka kontaktuar me Cristiano Ronaldon lidhur me mundësinë e rikthimit në Old Trafford në sezonin e ardhshëm.
Është spekuluar se Juventusi po mendon ta shesë superyllin portugez në verën e ardhshme dhe tashmë po qarkullojnë thashetheme se ku mund të përfundojë.
35-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2022, por në bazë të spekulimeve mund ta ndërpresë qëndrimin në fund të këtij edicioni.
Gazetari i ESPN, Christian Martin, ka thënë se Unitedi tashmë ka kontaktuar me CR7 për ta njoftuar për opsionin e kthimit te klubi ku luajti gjatë viteve 2003-2009.
Paris Saint-Germaini është një tjetër klub që e monitoron situatën e Ronaldos. /Telegrafi/