Telegrafi

Unitedi i ka bërë ofertë James Rodriguezit

Manchester United i ka bërë një ofertë tashmë yllit të Real Madridit, James Rodriguez, i cili do të largohet këtë verë.

Sipas mediumit kolumbian La 2 Orillas, Unitedi ia ka kaluar propozimin e tyre agjentin të James, Jorge Mendes, i cili beson se mesfushori duhet të pranojë ofertën.

Sidoqoftë, kapiteni i Kolumbisë nuk është i sigurt për të lëvizur jashtë vendit dhe do të favorizonte qëndrimin në Spanjë.

Lexo po ashtu James Rodriguez për një shumë të ulët do t’i bashkohet Atleticos

Atletico Madridi u raportua se është afër transferimit të yllit kolumbian, por drejtuesit e Realit tashmë mendohet se kanë kundërshtuar një kalim te rivalët e qytetit.

Marcos Llorente që bëri një ndërrim skuadrash vetëm 12 muaj më parë dhe drejtuesit e Los Blancos nuk duan ta bëjnë gabimin e njëjtë.

Nga ana e tyre, Reali është i gatshëm të shes lojtarin për më pak se 30 milionë euro në mënyrë që të pastrojnë atë nga librat financiar. /Telegrafi/