Telegrafi

Unitedi ka bërë mega-ofertë për Bale

Manchester Unitedi po përpiqet ta bindë anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, që të shkojë në Old Trafford.

Futbollisti uellsian është në listën e lojtarëve më të shtrenjtë në histori, ndërkohë që ekziston mundësia që Djajtë e Kuq ta thyejnë sërish rekordin (ata transferuan Paul Pogban këtë verë duke e bërë transferimin më të shtrenjtë).

Jose Mourinho e dëshiron lojtarin në skuadër dhe klubi pritet ta kërkojë atë që në janar.

Prandaj, tashmë kanë filluar tentimet për kontakt me lojtarin dhe thuhet se oferta i është bërë.

OK Diario raporton se atij i janë ofruar 16.7 milionë funte (20 milionë euro) në vit për të shkuar në Old Trafford. /Telegrafi/