Telegrafi

Unitedi jep pagat më të larta në futboll, por në botën e sportit dominon Cleveland Cavaliers

Cleveland Cavaliers është bërë ekipi më i paguar në botën e sportit, me pagë mesatare për lojtar prej 6.5 milionë funtesh (7.55 milionë euro) për sezon.

Në ndërkohë, Manchester Unitedi është klubi fubtollistik që jep pagat më të larta sezonale, prej mesatarisht 5.77 milionë funtesh (6.7 milionë euro) për lojtar.

Sportsmail ka hetuar pagesat e 10.000 sportistëve elitarë, 333 ekipeve dhe 17 ligave sportive anekënd globit.

NBA si tërësi është liga me pagat më të larta në botë, me ç’rast basketbollistët përfitojnë mesatarisht 4.8 milionë funte (5.57 milionë euro) në vit.

LeBron James përfiton 24.5 milionë funte (28.4 milionë euro) në vit dhe është lojtari më i paguar.

Nga ana tjetër, Liga Premier është liga më e paguar e futbollit në botë, me një mesatare prej 2.4 milionë funtesh (2.79 milionë euro) për lojtar në vit.

Kjo shifër është sa afro dyfishi i ligës së dytë me pagat më të larta, La Ligas spanjolle. /Telegrafi/