Portieri spanjoll, David De Gea tani është i lirë të largohet nga Manchester Unitedi, por vetëm për çmimin e kërkuar.
De Gea ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Unitedit në sezonet e fundit dhe më i kërkuari në afatet kalimtare nga skuadrat e tjera.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain kanë qenë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e De Geas, por Unitedi ka refuzuar deri tani shitjen e tij.
Megjithatë, sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit nga Old Trafford tani kanë vendosur të lenë të lirë spanjollin, por vetëm për çmimin e kërkuar.
Sipas mediumit The Sun, Unitedi do ta shes De Gean, por jo më pak se 75 milionë euro apo 85 milionë euro.
Kampionët e Ligue 1 janë ndër pretendentët kryesor dhe pritet të provojnë transferimin e tij në këtë verë. /Telegrafi/