Sipas raporteve të medieve, Manchester United do të shet Matteo Darmianin në janar, ku Juventus dhe Inter janë në mesin skuadrave të interesuara.
Mbrojtësi i gjithanshëm italian mund ta ketë të ardhmen në dyshim në Old Trafford.
Sipas mediave në Francë, Jose Mourinho tashmë ka ‘rezervuar’ futbollistin e Monacos, Fabinhon, për afatin kalimtar të janarit.
Kjo do të shtyjë në mënyrë efektive që Darmian të largohet nga klubi vetëm 18 muaj pasi u transferua për 15.3 milionë funte nga Torino.
Juventus dhe Inter tashmë janë lidhur me një ofertë për 26-vjeçarin italian, teksa të interesuara për shërbimet e tij besohen të jenë edhe Napoli, Fiorentina dhe Roma. /Telegrafi/