Manchester United është gati të shpenzojë shumë në afatin kalimtar të verës për të përmirësuar vijën e fundit, atë të mbrojtjes.
Djajtë e Kuq janë duke e përjetuar një sezon të keq dhe me gjasë mund të mbesin pa asnjë trofe në këtë sezon.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajner i tyre, Jose Mourinho të mendojnë për transferime të reja gjatë verës.
Sipas mediumit The Times, menaxheri portugez dëshiron që shumica e ndryshimeve të bëhen në mbrojtje, pasi sipas mendimit të tij, kjo po i kushton Unitedit.
Alex Sandro i Juventusit dhe Samuel Umtiti i Barcelonës tashmë janë dy objektivat kryesore për afatin kalimtar.
Të dy objektivat konsiderohen individë “vendimtar” në pjesën e majtë dhe qendrën e mbrojtjes.
Nënshkrime të tilla si këto do të lejonin Mourinhon të fillonte të luantë në një mënyrë më sulmuese kundër kundërshtarëve më të mëdhenj.
Juventusi është i hapur për shitjen e Sandros, por braziliani pritet të kushtojë së paku 50 milionë funte apo rreth 57 milionë euro.
Umtiti, ndërkohë, ka një klauzolë blerje prej 53 milionë funte apo 60 milionë euro në kontratën e tij në Camp Nou. /Telegrafi/