Telegrafi

Unitedi gati të vihen në sulm për të pakënaqurin Coutinho

Philippe Coutinho (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh anglez, Manchester United është gati të hidhet në sulm për mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Sipas mediumit Cadena SER, Coutinho i ka thënë klubit katalunas që ai dëshiron të shitet këtë verë.

26-vjeçari është i mërzitur se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priste dhe është gati të largohet nga Barcelona si rezultat i kësaj.

Lexo po ashtu Coutinho kërkon largimin nga Barcelona

Raporti i këtij mediumit shton se agjenti i Coutinhos i ka thënë klubit që ai pret të largohet këtë verë.

Coutinho është i palumtur te Barcelona (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Barcelona ia ka bërë të qartë agjentit dhe lojtarit se nuk heq dorë lehtë nga mesfushori kreativ dhe ka vendosur një çmim prej 80 milionë funtesh apo 90 milionë eurosh.

Pas interesimit të madh të Paris Saint-Germain dhe Chelseat, tani Unitedi është i vendosur të ‘luftojë’ deri në fund për nënshkrimin e Coutinhos. /Telegrafi/