Telegrafi

Unitedi gati të nis ofertën 40 milionëshe për Yerry Mina

Yerry Mina (Getty Images)

Gjiganti anglez, Manchester United pritet të nis këto ditë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin kolumbian të Barcelonës, Yerry Mina.

Manchester Unitedi thuhet se ka konfirmuar interesimin e tyre për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina.

Sipas mediumit RMC, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho është gati të nisë një ofertë për reprezentuesin kolumbian.

Lexo po ashtu United do t'i ofrojë Barcës 30 milionë euro për Yerry Minan

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk do ta kenë të lehtë trajnerin e Minas pasi konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe.

Mina pati paraqitje superiore në Kupën e Botës (Getty Images)

Mina kërkohet edhe nga Evertoni në Ligën Premier dhe Lyoni në Ligue 1, por United thuhet se e ka ndarë mendjen për transferimin e ish-mbrojtësit të Palmeiras.

Unitedi është i gatshëm të paguajë plot 40 milionë euro për të nënshkruar me Mina, i cili është gjithashtu i etur të largohet nga Camp Nou.

Lexo po ashtu Barcelona ia cakton çmimin Minas, dëshiron të fitojë shumë nga kolumbiani

Xhaxhai dhe njëherësh agjenti i Minas, Jair, është në Barcelonë këtë javë për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e tij, e cila me shumë mundësi nuk do të jetë te gjiganti katalunas.

Edhe Barcelona mendohet se është e gatshme të lejojë largimin e kolumbianit pas transferimit të Clement Lenglet, por jo për një shifër më të vogël se 40 milionë euro. /Telegrafi/