Gjiganti anglez, Manchester United pritet të nis këto ditë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin kolumbian të Barcelonës, Yerry Mina.
Manchester Unitedi thuhet se ka konfirmuar interesimin e tyre për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina.
Sipas mediumit RMC, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho është gati të nisë një ofertë për reprezentuesin kolumbian.
Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk do ta kenë të lehtë trajnerin e Minas pasi konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe.
Mina kërkohet edhe nga Evertoni në Ligën Premier dhe Lyoni në Ligue 1, por United thuhet se e ka ndarë mendjen për transferimin e ish-mbrojtësit të Palmeiras.
Unitedi është i gatshëm të paguajë plot 40 milionë euro për të nënshkruar me Mina, i cili është gjithashtu i etur të largohet nga Camp Nou.
Xhaxhai dhe njëherësh agjenti i Minas, Jair, është në Barcelonë këtë javë për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e tij, e cila me shumë mundësi nuk do të jetë te gjiganti katalunas.
Edhe Barcelona mendohet se është e gatshme të lejojë largimin e kolumbianit pas transferimit të Clement Lenglet, por jo për një shifër më të vogël se 40 milionë euro. /Telegrafi/