Është raportuar se Manchester United ka përgatitur tashmë një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kross.
Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 39 milionë funte për yllin gjerman gjatë verës.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe Manchester City e Paris Saint-Germaini, por sipas RMC Sport, oferta e re e Djajve të Kuq i ka bërë ata favorit për të nënshkruar me Kross.
Por, Unitedi nuk pritet ta ketë aspak lehtë pasi Kross është caku kryesor i Pep Guardiolas me të ardhur te City.
Kroos ka pasur pak minuta në fushë që nga emërimi i Zinedine Zidanes në krye të klubit dhe kështu lojtari ka shprehur interesim për t’u larguar gjatë verë. /Telegrafi/