Manchester Unitedi është kthyer ndaj disavantazhi për të regjistruar fitore ndaj Aston Villas (3-1) në stadiumin Villa Park.
Bertrand Traore e zhbllokoi rezultatin në minutën e 24 me një solo aksion duke realizuar një gol të bukur dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, Djajtë e Kuq përmbysën gjithçka. Fillimisht, Bruno Fernandes e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga pika e bardhë (52’).
Nuk zgjati shumë dhe u realizuar goli i dytë. Mason Greenwood pranoi një top nga Aaron Wan-Bissaka u rrotullua dhe e dërgoi në rrjetë (56’).
Një harkim të Marcus Rashford e shfrytëzoi Edinson Cavani për ta shënuar me kokë golin e tretë të mysafirëve (87’).
Manchester Unitedi është 10 pikë prapa liderit Manchester City (me një ndeshje më pak të zhvilluar) ashtu që festa e Citizens është shtyrë për një xhiro tjetër.
Aston Villa është tetë larg zonës evropiane, ashtu që do të mjafton vetëm më faktin që edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cwXUjxWSiSA
https://www.youtube.com/watch?v=w83-cFHHz4Q
https://youtu.be/JWc_KdJI6cs?t=6
#PremierLeague | ¿Otra vez vos?
Édinson Cavani sigue demostrando su nivel y marca el 3-1 entre Manchester United y Aston Villa
— En el VAR (@EnElVar) May 9, 2021