Site icon Telegrafi

Unitedi ende shpreson të nënshkruajë me Eriksenin

Mesfushori i Tottenham Hotspurs, Christian Eriksen vazhdon të mbetet njëri nga objektivat kryesore të Manchester Unitedit.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe mund të largohet ‘falas’ në verë ose për një shifër relativisht të ulët në janar.

Shumë klube evropiane janë të interesuara ta ‘rrëmbejnë’ yllin danez, ku njëra nga to është Manchester Unitedi.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Pavarësisht se janë refuzuar disa herë gjatë verës, Djajtë e Kuq janë ende të prirur të nënshkruajnë me Eriksenin, i cili është i hapur për një largim nga Spurs.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi mbetet i etur për të sjellë mesfushorin e Tottenhamit në Old Trafford.

Lexo po ashtu Eriksen në shitje për më pak se 47 milionë euro

Eriksen është përdorur kryesisht si zëvendësues nga Tottenham këtë sezon dhe ka vetëm një gol dhe një asistim në 12 paraqitje të Ligës Premier.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Real Madridi në Spanjë dhe Interi e Juventusi në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version