Manchester United e ka eliminuar Watfordin nga FA Cup me rezultat 1-0.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Scott McTominay kaloi Djajtë e Kuq në epërsi me një asistim nga Alex Telles.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Eric Bailly mbeti i lënduar për shkak të një ndërhyrje të ashpër nga portieri Dean Henderson, duke bërë që të lironte detyrimisht vendin për Harry Maguiren.
Captain ✅
Goalscorer ✅Love it, @McTominay10 🙌
🔴 #MUFC
🏆 #FACup pic.twitter.com/U7MAhDTGWd— Manchester United (@ManUtd) January 9, 2021
Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, mirëpo golat munguan.
Mason Greenwood në minutën e 60-të shpërdoroi një shans të mirë, e që portieri kundërshtar priti me lehtësi goditjen e tij.
Approaching the hour mark at Old Trafford ⏱
What changes do you expect to be made in the final 30 minutes?
🔴 #MUFC
🏆 #FACup pic.twitter.com/tMeg99jI8f— Manchester United (@ManUtd) January 9, 2021
Watfordi më pas rrezikoi me anë të Ken Semas (71′), por që Henderson ishte në vend dhe parandaloi rrezikun nga kundërshtari.
Unitedi arriti të mbante epërsinë deri në fund, duke kaluar kështu në rrethin tjetër të FA Cup. /Telegrafi/