Telegrafi

Unitedi e do me ngulm transferimin e Neres nga Ajaxi

Manchester United thuhet se është në bisedime me Ajaxin për transferimin e David Neres, derisa ka bërë një ofertë rreth 50 milionë euro.

Anësori 22-vjeçar kaloi nëpër një formë tejet të lartë në sezonin e kaluar me skuadrën holandeze, si në ligë po ashtu dhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton ESPN, Djajtë e Kuq janë të interesuar që ta mbyllin transferimin e brazilianit në këto tri ditë të mbetura të afatit kalimtar.

Ajaxi e blindoi Neresin në vitin 2018, duke i ofruar kontratë të re që skadon në vitin 2022, derisa kërkon 70 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu United i ofron Ajaxit 50 milionë euro për Neresin

Kampioni i Eredivise tashmë kanë humbur lojtarët si, Frenkie de Jong që kaloi te Barcelona dhe Matthijs de Ligt që u transferua te Juventusi.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, nuk e dëshiron shitjen e Neresit , mirëpo thuhet se dëshira e lojtarit është që të kalojë në Old Trafford. /Telegrafi/