Manchester United ka dërguar skautë apo për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Napolit, Kalibou Koulibaly.
Djajtë e Kuq u mposhtën nga Liverpooli 3-1 të dielën pasdite dhe tani janë 19 pikë pas tyre si liderë të Ligës Premier.
Menaxheri Jose Mourinho është i dëshpëruar dhe kërkon përforcime në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly është objektivi i tij i parë për të përforcuar repartin e ‘dështuar’ të Unitedit.
Sipas mediumit anglez The Sun, United ka pasur kohëve të fundit skautë në tribuna për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Senegalit.
Një burim i vjetër i ekipit nga Old Trafford ka deklaruar se: “Klubi kishte njerëz në stadium dhe nuk ishte vetëm për të shikuar lojën e Liverpoolit ndaj Napolit”.
“Ata donin të shihnin Koulibalyn kundër një kundërshtari anglez, pasi e shikuan atë disa herë në Itali”.
“Ai i impresionoi të gjithë dhe nevoja për lojtarë në pjesën e prapme nuk ka qenë kurrë më e dukshme”.
Është raportuar se Unitedi janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë funte apo mbi 100 milioën euro për 27-vjeçarin. /Telegrafi/