Telegrafi

Unitedi e mendon shkarkimin e Solskjaerit – dhjetë emra në listë për të zëvendësuar norvegjezin

Manchester United është duke menduar që të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin, nëse skuadra nuk këndellet në këtë muaj.

Djajtë e Kuq pësuan humbje 1-0 në shtëpi përballë Arsenalit, derisa kjo disfatë ka lëkundur karrigen e trajnerit norvegjez.

Në ndeshjen e tij të 100-të si trajner i United, Solskjaer shijoi humbjen, e që ka marrë kritika nga legjenda të klubit si Roy Kean, Gary Neville dhe Paul Scholes.

Duke parë rrezikun e shkarkimit nga Manchester United, Sky Sport ka renditur trajnerët që janë në listë për të zëvendësuar norvegjezin:

10# Chris Wilder

9# Ralf Rangnick

8# Rafa Benitez

7# Julian Nagelsmann

6# Michael Carrick

5# Brendan Rodgers

4# Laurent Blanc

3# Ralph Hasenhuttl

2# Massimiliano Allegri

1# Mauricio Pochettino. /Telegrafi/