Site icon Telegrafi

Unitedi i gatshëm ta shesë Mkhitaryanin, cakton çmimin e largimit

Henrikh Mkhitaryan duket se nuk do të mbetet edhe gjatë te Manchester United.

Mesfushori armen ka humbur pozitën e titullarit tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe po mendon largimin.

Duket se edhe Jose Mourinho është pajtuar që mesfushori ofensivë të largohet nga klubi.

Trajneri portugez i ka dhënë dritën e gjelbër klubit që të bisedojë me ofertuesit për shitjen e armenit.

Manchester United është pajtuar ta lë të lirë largimin e lojtarit, por po kërkon rreth 35 milionë euro për një gjë të tillë.

Favoriti kryesor për transferimin e tij mbetet skuadra italiane Inter.

Spalletti e pëlqen lojën e armenit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për ta sjellë në ‘Giuzeppe Meazza’.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version