Site icon Telegrafi

Unitedi dhe Liecesteri thuhet se kanë arritur marrëveshje për Maguiren për një shumë rekorde

Harry Maguire thuhet se është pajtuar që të kalojë te Manchester Unitedi nga Leicester City për 92 milionë euro.

Raportohet se dy klubet janë pajtuar në këtë mëngjes për shumën e transferimit, derisa edhe mbrojtësi anglez i ka pranuar kushtet personale.

The Telegraph raporton se lojtari 26-vjeçar është lënë jashtë përballjes që ‘Dhelprat’ do ta zhvillojnë sonte ndaj skuadrës nga Serie A, Atalanta, në King Power Stadium.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Marrëveshja e Djajve të Kuq me rivalin e Ligës premier do të jetë rekord botërore, pasi atë e ka mbajtur deri më tani Virgil van Dijk i Liverpooolit (85 milionë euro).

Lexo po ashtu Maguire nuk ftohet në miqësoren me Atalantan, mbrojtësi pritet të transferohet te United

Maguire pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Manchester Unitedin, derisa marrëveshja pritet të përfundojë në fund të kësaj jave.

Anglezi ishte kërkuar që disa afate nga Unitedi, por vetëm në këtë verë kanë arritur ta bindin Leicesterin që ta shesin njëri ndër lojtarët më të mirë të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version