Dy klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë duke u lidhur me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thomas Meunier.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, së shpejti do të marrë vendimin nëse do të lejojë Meunier të largohet nga klubi këtë verë.
Sipas mediumit anglez The Mirror, Unitedi dhe Arsenali janë duke e monitoruar me vëmendje situatën e belgut.
Mbrojtës i krahut 27-vjeçar luajti pak për kampionët e Ligue 1 sezonin e kaluar, duke bërë vetëm 20 paraqitje në ligë dhe ish-drejtori sportiv Antero Henrique mendohej se ishte i përgatitur ta shiste atë.
Por, me Henrique që është larguar, e ardhmja e Meunier tani është në ajër dhe pritet vendimi final për të nga Leonardo.
Edhe mbrojtësi tjetër i krahut të djathtë, Dani Alves është larguar nga klubi, që do të thotë se Meunier mund të ketë më shumë mundësi në ekipin e parë të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/