Wilfried Zaha ka futur në ‘luftë’ dy klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.
26-vjeçari anglez e ka pranuar kohëve të fundit se ai është i etur për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Këto deklarata të tij kanë lënë të kuptohet se ai mund të jetë në kërkim të një largimi nga Crystal Palace.
Djajtë e Kuq dhe Arsenali po monitorojnë situatën me yllit të Crystal Palace dhe mund të kemi një transferim të tij.
Sipas Daily Mail, të dy klubet e mëdha angleze janë të interesuara për të nënshkruar këtë verë me këmbëshpejtin anglez.
Ndryshe, Zaha në këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/