Manchester Unitedi është në bisedime me mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal, pas refuzimit që iu bë nga Mateo Kovacic i Real Madrdit.
Unitedi nuk ka bërë ende një ofertë për reprezentuesin kilian, por mbeten në kontakt me agjentin e tij, Fernando Felicevich, i cili gjithashtu përfaqëson Alexis Sanchez.
Sipas gazetës Corriere dello Sport, Bayerni janë në bisedime me Interin për shitjen e Vidalit, por italianët janë të kujdesshëm ndaj konkurrencës nga Unitedi.
Pasi oferta 60 milionëshe e Unitedit për mesfushorin e Real Madrid, Mateo Kovacic u refuzua nga kroati dje, ata kanë kthyer interesin kah Vidali.
Bayerni e ka dhënë dritën e gjelbër dhe janë të gatshëm të shesin mesfushorin kilian gjatë këtij afati kalimtar.
Mediat italiane raportojnë për një marrëveshje mes bavarezëve dhe Interit për një shifër rreth 18-20 milionë euro.
Djajtë e Kuq mund të shfrytëzojnë vonesat e Inerit për të ‘rrëmbyer’ Vidalin me një shifër mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/