Site icon Telegrafi

Unitedi dëshiron goditje të dyfishtë nga Juventusi – përveç Mandzukicit, pëlqehet edhe Can

Manchester Unitedi thuhet se dëshiron të përfundojë një sulm të dyfishtë te Juventus, duke synuar nënshkrimin me Mario Mandzukic dhe Emre Can në janar.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer tashmë është në prag të përfundimit të një marrëveshje për sulmuesin me përvojë, kroatin Mandzukic .

Megjithatë, sulmuesi kroat nuk është i vetmi në listën e dëshirave të trajnerit norvegjez, pasi ai dëshiron të përforcojë skuadrën në të gjitha pozitat.

Lexo po ashtu Juventusi paralajmëron Manchester Unitedin dhe Sevillan për çmimin të Mandzukic

Mandzukic është i lirë të largohet nga Juventusi pasi ka mbetur jashtë planeve të Maurizio Sarrit, ndërsa edhe një emër tjetër nga klubi italian mund t’i bashkohet Djajve të Kuq.

Sipas mediumit britanik The Mirror, ish-mesfushori i Liverpoolit, Can, i cili ka mbetur gjithashtu jashtë planeve të Sarrit, mund t’i bashkohet Unitedit në janar.

Solskjaer ende nuk e ka zëvendësuar Ander Herreran, i cili u largua gjatë verës dhe Can mund të mirëpresë një rikthim në Ligën Premier.

Ai ka bërë vetëm një ndeshje si titullar në Serie A këtë sezon dhe është në dispozicion për çmimin e duhur në janar.

Lexo po ashtu PSG do të tentojë transferimin e Emre Canit në janar

Can gjithashtu mbeti i zemëruar pasi u la jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Unitedi mund të përballet me konkurrencë nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, të cilët gjithashtu pëlqejnë gjermanin. /Telegrafi/

Exit mobile version