Manchester United janë gati të bëjë një ofertë me para të gatshme për 70 milionë funte për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
Gazeta italiane Tuttosport thotë se Jorge Mendes është aktualisht në Milano për negociata dhe ka informuar Torinon për gatishmërinë e Unitedit për të bërë një përpjekje për të ushtruar presion mbi ekipin italian.
Mendes, gjithashtu po flet edhe AC Milan për sulmuesin e Chelseat, Diego Costa, i cili me gjasë do të largohet këtë verë nga Chelsea.
Sidoqoftë, oferta e Unitedit do të vazhdojë të mbetet më e vogël sesa klauzola e lirimit të 23-vjeçarit e cila është 100 milionë euro apo 88 milionë funte.
Unitedi gjithashtu përballet me konkurrencë të ashpër nga Milani dhe ata tashmë kanë pasur një ofertë të refuzuar nga Torino për Belottin.
Reprezentuesi italian ishte në formë të mirë sezonin e kaluar për Torinon, duke shënuar 25 gola në Serie A, ku ekipi i tij përfundoi në vend të nëntë me 53 pikë. /Telegrafi/