Telegrafi

Unitedi i bindur se mund ta transferojë De Ligtin

Manchester Unitedi është i bindur se mund të transferojnë mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, këtë verë.

Sipas mediumit The Sun, 20-vjeçari holandez nuk ka arritur të bind te Bianconerët pas transferimit nga Ajaxi dhe mund të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar.

Kjo thuhet se mund të hapë rrugën për një lëvizje të mundshme të të drejtuesve të Unitedit për ta transferuar De Ligtin në Old Trafford.

Lexo po ashtu Benatia parashikon të ardhme të madhe për dyshen De Ligt-Demiral

Drejtuesit e Djajve të Kuq mund të përfshijnë edhe 27-vjeçarin Paul Pogba në një marrëveshje të mundshme, pasi francezi është në vitin e fundit të kontratës.

Fituesi i Kupës së Botës do të pëlqente mundësinë e një rikthimi te Juve, pasi u largua në vitin 2016, ndërsa edhe Juventusi pëlqen ende ish-yllin e tyre.

Ole Gunnar Solskjaer do të mirëpriste gjithashtu mundësinë e ardhjes së De Ligt, pasi do të luante në mbrojtjen me tre, së bashku me Harry Maguire dhe Victor Lindelof. /Telegrafi/