Telegrafi

Unitedi beson se do ta fitojë garën ndaj Chelseat për Sanchon

Jadon Sancho (Foto: Goal.com/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka besim të madh se do të arrij të nënshkruar me Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi në verë.

Anësori sulmues ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këto dy sezonet e fundit, duke shënuar dhe asistuar shumë me Dortmundin.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sancho të kërkohet nga disa ekipe të Ligës Premier mes raporteve që Dortmundi janë të gatshëm ta shesin atë për çmimin e duhur.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi beson se ata do ta mposhtin Chelsean në nënshkrimin e yllit të Dortmundit, Sancho.

Ndërsa Blutë kanë qenë shumë të lidhur me 19-vjeçarin, Unitedi ka besim se mund ta fitojnë garën pasi janë gati të ofrojnë shifrën e kërkuar nga Dortmundi.

Mendohet se Djajtë e Kuq janë gati të përputhen me shifrën e 120 milionë funteve për ta joshur klubin gjerman dhe lojtarin për tu transferuar në Old Trafford. /Telegrafi/