Chelsea e ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për Mason Mount, duke qenë se kërkesa e klubit që e pronëson është shumë më e lartë.
Daily Telegraph bën të ditur se Djajtë e Kuq kanë ofruar 40 milionë funte (47 milionë euro), mirëpo Blutë dëshirojnë 70 milionë funte (82 milionë euro) për mesfushorin anglez.
Kontrata e 24-vjeçarit skadon në qershor 2024, ashtu që Unitedi po shfrytëzon një strategji që mund ta detyrojë Chelsean ta lirojë lojtarin për shumë më të ulët, ose ta humbë me parametrat zero në verën e ardhshme.
Mount nuk do të nënshkruajë kontratë të re në Stamford Bridge, ashtu që Blutë kanë dy opsione: Ta shesin këtë afat kalimtar ose ta humbin si lojtar të lirë në qershorin e ardhshëm.
Pritet të shihet nëse Unitedi do të bëjë ofertë të përmirësuar për anglezin apo ta presë lëvizjen e ardhshme të Chelseat. /Telegrafi/