Edhe pse është xhiro e dytë në Ligën Premier, tashmë Manchester Unitedi ka shijuar humbjen e parë sezonale.
Djajtë e Kuq kanë humbur me rezultat 3-2 ndaj Brighton & Hove Albion, në një ndeshje mjaft dëshpëruese për tifozët e Djajtë e Keq.
I pari që shënoi në këtë takim për vendasit ishte Glenn Murray në minutën e 25-të, ndërsa pas dy minutash shënoi edhe Shane Duffy.
Ishte Romelu Lukaku me golin e tij në minutën e 34 që ngjalli paska shpresën te Man Utd, por dhjetë minuta më vonë Pascal Gross shënoi nga pika e bardhë për 3-1.
Në pjesën e dytë vendasit u përqendruan në mbrojte dhe me një lojë të kujdesshme arritën të mbajnë Unitedin larg portës së tyre.
Në minutat shtesë shënoi edhe Paul Pogba nga pika e bardhë, por nuk Djajtë e Kuq nuk kishin kohë të mjaftueshme për të marrë ndonjë pikë nga kjo ndeshje.
Pas kësaj humbje skuadra e Jose Mourinhos renditet në vendin e 11-të me tre pikë, as sa Brightoni në pozitën e dhjetë.
Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Tottenhamit, kurse Brightoni luan ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gleQJXciKLE