Manchester Unitedi është klubi i fundit që po interesohet për shërbimet e talentit të madh meksikan të PSV Eindhovenit, Hirvin ‘Chucky’ Lozano.
Lozano është duke treguar formë të lartë me klubin holandez dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij.
Njëri nga klubet më të interesuara për të ishte Napoli, ku sipas disa mediave u raportua se ka edhe marrëveshje për transferimin e meksikanit.
Megjithatë, sipas Gazetta dello Sport, klubi italian ka konkurrencë të madhe tashmë dhe mund të mposhtet në garë për Lozanon.
Manchester Unitedi thuhet se ka rritur interesimin për ‘Chuckyn’ dhe tashmë kanë zhvilluar edhe bisedime me agjentin Mino Raiola.
Talenti i madh i PSV-së llogaritet 40 milionë euro, por një ankand i skuadrave mund të rris edhe më shumë çmimin.
23-vjeçari deri më tani ka shënuar 19 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/