Site icon Telegrafi

Unitedi i bashkohet garës për Coutinhon

Manchester Unitedi është klubi i fundit i interesuar për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Coutinho është i huazuar te Bayern Munichu në një marrëveshje dy-vjecare të huazimit e cila përfundon këtë verë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman kanë ende rezerva nëse do të paguajnë shifrën e kërkuar nga Barcelona prej 120 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Chelsea shfaq interesim për Coutinhon

Kjo situatë ka bërë që shumë klube tjera evropiane, në veçanti ato angleze të shikojnë mundësinë e transferimit të yllit anglez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Unitedi ka bërë një hetim mbi disponueshmërinë e Coutinhos.

Lexo po ashtu Barcelona planifikon të përdorë Coutinhon në ofertën për Neymarin

Ylli brazilian është shfaqur në radarin e Djajve të Kuq, pasi ekipi i Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të shtoj një tjetër mesfushor tjetër krijues në radhët e tij.

Unitedi mund të përballet me një konkurrencë të fortë nga Chelsea për Coutinhon, ndërsa interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version