Telegrafi

Unitedi arrin marrëveshje personale me Bruno Fernandesin

Manchester Unitedi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Sporting Lisbona, Bruno Fernandes.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Djajtë e Kuq tashmë kanë rënë dakord me kushtet personale me mesfushorin portugez, por transferimi ende varet nga gjetja e një marrëveshje me Sportingun.

Unitedi ka zhvilluar bisedime me ekipin portugez në lidhje me nënshkrimin e mesfushorit këtë muaj, por ende nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.

Lexo po ashtu Gjashtë transferime që mund të ndodhin brenda kësaj jave: Yje nga Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea mund të bëhen me klube të reja

Vlera e Fernandesit sipas Sportingut është rreth 80 milionë euro, ndërsa Unitedi është i gatshëm të paguajë afër 60 milionë euro.

25-vjeçari, i cili ka 19 paraqitje me Portugalinë, është i gatshëm të transferohet në Old Trafford pas bisedimeve që kanë përfshirë agjentin Jorge Mendes, por po pret që Sportingu dhe United të gjejnë një kompromis deri në fund të afatit kalimtar.

Sporting ka refuzuar mundësinë për të marrë portierin Joel Pereira si pjesë të marrëveshjes ndërsa përpjekjet e tyre për të nënshkruar mbrojtësin Marcos Rojo deri më tani janë kundërshtuar. /Telegrafi/