Manchester Unitedi është në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, ndërsa thuhet se marrëveshja mund të mbyllet për 10-15 milionë euro.
Reprezentuesi 33 vjeçar i Kroacisë u diskutua gjatë bisedimeve për shkëmbimin e Paulo Dybalas me Romelu Lukaku, por besohet se tani është i ndarë nga ai transferim.
Sipas gazetës Tuttosport, Manchester Unitedi do të përfundojë duke paguar 10-15 milionë euro për transferimin e qendërsulmuesit.
Ai zgjati kontratën e tij në prill dhe është i lidhur me Juventusin deri në qershor 2021, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Maurizio Sarri.
Paga që ai fiton aktualisht në Torino është me vlerë 5.5 milionë në sezon dhe kjo nuk pritet të jetë problem për klubin nga Old Trafford. /Telegrafi/