Telegrafi

Unitedi gati të thyej rekordit për mbrojtës, pajtohet të paguajë 89 milionë euro për Maguiren – zyrtarizimi pritet të hënën

Manchester Unitedi thuhet se është pajtuar t’i paguajë 80 milionë funte apo 89 milionë euro te Leicester City për mbrojtësin Harry Maguire.

Maguire ka qenë objektivi kryesor i Djajve të Kuq tash e dy sezone, por transferimi i anglezit në Old Trafford pritet të ndodh vetëm këtë verë.

Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi thuhet se kanë rënë dakord për një tarifë prej 80 milionë funtesh apo 89 milionë euro për mbrojtësin e Leicester Cityn.

Lexo po ashtu Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

Marrëveshja për transferimin e reprezentuesit anglez do të përfaqësonte një rekord botëror për transferimin e një mbrojtësi duke thyer rekordin e Virgil Van Dijk.

26-vjeçari, ish-mbrojtësi i Hull City thuhet se do të përfundojë transferimin pas testeve mjekësore në Mançester të hënën.

Tarifa e transferimit thuhet se përbëhet nga 60 milionë funte apo 67 milionë euro të gatshme dhe 20 milionë funte apo 22 milionë euro bonuse. /Telegrafi/