Manchester United ka hyrë në garë për mbrojtësin e Barcelonës, Yerry Minan.
Kolumbiani është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë pasi po kërkon më shumë minutazh që nuk për momentin nuk po ia ofron klubi katalunas.
RMC radio raporton sot se Djajtë e Kuq janë në kontakt me spanjollët rreth mundësisë së transferimit të reprezentuesit kolumbian.
Klubi anglez është i gatshëm të depozitojë në xhirollogarinë e kampionit të La Ligës 30 milionë euro për të nënshkruar me 23-vjeçarin gjatë ditëve të ardhshme.
Barcelona mund ta shes lojtarin me mundësi të riblerjes për një shumë të caktuar të parave pas dy viteve të kaluara të lojtarit në Old Trafford.
Theksojmë se pos Unitedit, shërbimet e mbrojtësit po i kërkon edhe Everton si dhe Olympique Lyon.
Ndryshe, Barcelona gjatë ditës së djeshme ka prezantuar futbollistin më të ri të transferuar nga Bordeaux, Malcolm. /Telegrafi/