Telegrafi

United do të tentojë transferimin e Toni Kroosit në janar

Toni Kroos. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Manchester United nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë pasur probleme dhe nuk kanë mundur të mbesin në garë me ekipet pretendente për titull.

Kësisoj trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos është objektiv për repartin e mesfushës.

Lexo po ashtu Pogba takohet me Zidanen në Dubai, publikohen fotot e takimit

United mund ta transferojnë Kroosin duke kërkuar nga Reali që ta përfshijnë gjermanin në ofertën për Pogban.

Gjithsesi, Djajtë e Kuq synojnë që përveç Kroosit për repartin e mesfushës ta transferojnë edhe spanjollin Saul Niguez. /Telegrafi/