Kasper Schmeichel mund të rikthehet në Manchester, por jo te City.
Portieri danez është në listën e gjigantit anglez Manchester United për edicionin e ri.
Djajtë e Kuq janë të pakënaqur me portierin e tyre aktual David De Gea dhe mendojnë shitjen e tij.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka identifikuar pasardhësin e spanjollit në Old Traford dhe ai është portieri danez Kasper Schmeichel.
33-vjeçari vlerësohet si njëri nga portierët më të mirë në Ligën Premier, teksa ai më parë ka qenë pjesë e Manchester Cityt.
Schmeichel është pjesë e Leicesterit që nga viti 2011 dhe duket i vështirë largimi i tij, por Djajtë e Kuq janë të gatshëm të provojnë shanset e tyre.
The Sun ka raportuar se United nuk është gati t’i japë fanellën e titullarit këtë vit Dean Hendersonit dhe kjo është arsyeja që duan transferimin e Schmeichel.
Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Kasper do ta ndiqte rrugën e babait të tij Peter Schmeichel që kishte mbrojtur për nëntë vite portën e gjigantit nga Old Traford. /Telegrafi/