Telegrafi

United do të ofrojë vetëm 100 milionë euro për Balen

Gareth Bale raportohet çdo ditë e më shumë larg Real Madridit.

Sulmuesi uellsian po kërkohet me këmbëngulje nga trajneri Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Djajtë e Kuq nuk do të shkojë më lartë se 100 milionë euro për ta sjell futbollistin në Ligën Premier.

Megjithatë, vështirë është të besohet se madrilenët do të heqin dorë prej lojtarit.

Pas kalimit të Neymar në PSG për shifrën 220 milionë, United do t’i duhet ta ngrit shumën për transferimin e Bale. /Telegrafi/