Kostas Manolas është një ndër lojtarët më të mirë të Romës dhe kjo është vërejtur prej anës së Jose Mourinhos.
Sipas mediave britanike, Manchester United pritet që të ofrojë 55 milionë euro për reprezentuesin grek.
Për shërbimet e 25-vjeçarit janë të interesuar edhe rivalët e romakëve, skuadra e Interit.
Kujtojmë se qendërmbrojtësi Manolas u ble prej skuadrës së Olympiacosit për 15 milionë euro. /Telegrafi/